Dashamir Shehi është një ndër figurat politike më të njohura në vend. Së fundmi ish-deputeti është shprehur se në Shqipëri biznesi është i ndërtuar mbi bazën e skll avërisë.
Sipas tij në shumicën e rasteve biznesmenët nuk duan punëtorë, por skll evër. Ai është shprehur kështu:
Tani fasoneria është një lloj biznesi, është i ndërtuar mbi skll avërinë e punëtorit, për disa kohë ishte i vlefshëm në Shqipëri. Mbaroi! Do spostohet nga Shqipëria, nuk mund të punoj me 200 mijë lekë, këta nuk duan punëtor, këta duan skll evër.’’
E më pas ka shtuar se kapitalizmi shqiptar është i egër, i ndërtuar nga pronari, në shumicën e rasteve injorant.
Më tej ka thënë:
Kapitalizmi është një shoqëri aksionere dhe duhet ti bësh bashkë pronarë, inxhinieri, dreqin. Do të marrin pjesë tek fitimi jot, si mund ti marrësh vetëm ti dhe atij inxhinierit do t’thuash të marri 70 mijë lekë të vjetra dhe ti të marrësh 700 milionë në vit dhe do i japësh atij të firmosi dhe ca letra kot dhe do iki. Sigurisht që do iki ai.’’
Ndërkohë që nga ana tjetër shumica e të rinj që po lënë vendin thonë se një nga faktorët kryesor që i shtyn të largohen janë pagat e ulta.