Kosi është një nga ushqimet që nuk duhet ta ndajmë nga tavolina. I shëndetshëm dhe një ndër ushqimet më të kompletuara, ai i bën mirë shëndetit tonë.
Fermentimi i laktozës në acide laktike nga mikrobe të veçanta lejon eleminimin e sheqerit (laktoza), i cili sjell probleme shqetësuese tek personat që vuajnë nga koliti.
Kosi ka një përqendrim më të madh proteinash, vitaminash dhe mineralesh më shumë se qumështi, 20 deri në 100 përqind më shumë. Aciditeti i kosit, gjithashtu e bën më të lehtë për trupin të absorbojë ushqyes, si kalciumi, zinku dhe magnezi. Ajo që mund të thuhet është se kosi të zgjat jetën!
Nga shumë studime është vërejtur se në vendet ku kosi është ushqim bazë, si në Sardenja, Indi, Bullgari, Mesopotami, mosha mbi 100 vjeçare përbën një normalitet. Shpjegimi është i thjeshtë: kosi është shumë i pasur me proteina, antibiotikë natyralë dhe yndyrna të vlefshme.
Sa herë në ditë duhet ta konsumojmë për të humbur në peshë? Dieta 3 ditore më poshtë ju sugjeron këtë:
Dita e pare
Mëngjes
Në mëngjes hani fruta dhe pak kos me yndyrë të ulët me drithëra.
Drekë
Hani zarzavate të përgatitura me pak vaj ulliri dhe kombinojini me pak oriz. Në fund hani kos të kobinuar me fruta të freskëta.
Darkë
Për darkë mund të hani një sallatë të përgatitur me 1 karotë, 1 mollë dhe 50 gram proshutë të skuqur me pak vaj ulliri. Përziejini më pas me kos me yndyrë të ulët.
Dita e dytë
Mëngjes
Ju duhet një kastravec dhe pak kos për të përgatitur një sallatë të shpejtë. Përziejini sëbashku dhe shijojeni!
Drekë
Skuqni në një tigan me pak vaj ulliri pak kërpudha dhe speca. Pasi janë zbutur, shtoni në të pak kos.
Darkë
Përzieni 2 gota kos me pak manaferra ose mjedra.
Dita e tretë
Mëngjes
Miksoni pak djathë, një mollë të copëtuar, pak kanellë dhe kos.
Drekë
Piqni 150 gram fileto pule dhe kombinojeni me pak kos, një kastravec dhe pak mustardë për të shijuar një pjatë sallatë.
Darkë
Zieni 100 gram makarona për disa minuta. Kombinojini me një vezë të zier dhe më pak kos.