Radio Televizioni Italina Rai 3 në ediconin qëndror të lajmeve të orës 19.00 të datës 27 janar 2020 i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë me një kronikë speciale të realizuar nga gazetari Valerio Cataldi, i cili nuk e ka për herë të parë që trajton këto tema.
Spikerja e nis kronikën e zezë mbi Shqipërinë duke thënë:
Nis sot udhëtimi ynë sot në Shqipëri që është gjithmonë e më shumë në darën e na rkotrafikantëve. Vendi në portat e Italisë dhe Europës, është në tratativa për të hyrë në Bashkimin Europian, një shpresë më shumë për shoqërinë civile për tu çliruar nga makthi i kri minalitetit.”
Shqipëria gjithnjë e më shumë në kthetrat e na rkotrafikantëve. Ky vend në kufi me Italinë e Europën e në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Europian, gjë që do t’i jepje një shpresë më shumë shoqërisë civile për të shpëtuar nga inkubi i kri minaliteti. Aty citohet drejtori i policisë kr iminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e dr ogës.
Në kronikë thuhet:
Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kan abisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës”
Sipas reportazhit të RAI3 në Shqipëri është rikthyer prodhimi i kan abis. Nga një vit më parë prodhimi ka pësuar një tregues në rritje me mbi 1200%.
E dëshmojnë fotografitë nga ajri e të përfshira në një raport sekret të Policisë i siguruar nga RAI3. Janë gjetur mbi 100 mijë bimë kan abis të kultivuara në platancione të vogla e të fshehura mes malesh. Janë bimë të ulëta të importuara nga Vietnami e të modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të përbërësve aktivë.
Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes, thotë se nëpërmjet trafiqeve të sasive të mëdha të mari juanës ku Shqipëria është një nga prodhueset më të mëdha, mafia shqiptare ka vendosur pasuri të frikshme.