Kryeministri i vendit Edi Rama duke komunikuar me qytetarët në Facebook është ka diskutuar edhe rreth ndihmave të shpërndara nga qeveria në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi ynë.
Rama ka hedhur poshtë akuzat e bëra se ndihmat janë shumë pak.
Kryeministri ka bërë publike edhe përmbajtjen e një pakoje ndihme që sipas tij u ka shkuar të gjithë familjeve më në nevojë.
“Makarona katër kilogram, oriz 5 kilogram, vaj ushqimor 2 litra, sheqer 2 kilogram kripë 1 kilogram salcë 2 kilogram, fasule 4 kilogram miell 25 kilogram për 1 muaj detergjent 5 kilogram sapun 5 copë”. tha Rama.