Lajme

Rama u premtoi mbështetje të madhe, 285 mijë të rinj shqiptarë në proces për t’u bërë emigrantë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë shumë premtime para se të merrte pushtetin. Midis tyre ishte premtimi që dha për të rinjtë në vitin 2012, para se të merrte mandatin e parë. Këtë premtim ai e dha në Lezhë dhe tha se papunësia te të rinjtë do të ulej. Rama tha:

Në së bashku mund t’ia dalim. Ashtu si kundër jemi të bindur se Shqipëria ë shtë ajo që do të ndërtojmë këtu.’’
Në atë takim elektoral Rama premtoi mbështetje të madhe për të rinjtë. Por 8 vite më pas si është bilanci?

Sot më shumë se kurrë të rinjtë duan të ikin. Ata presin në radhë të gjata para ambasadës gjermane në Tiranë për të ikur nga vendi.

Sipas tyre dy janë faktorët që po i largojnë, kostot e larta të jetesës dhe pagat e ulëta. Në vitin 2018 sipas një vrojtim të “Gallup”, 79 për qind e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç donin të largoheshin përgjithmonë nga Shqipëria.

Në vitin 2019 sipas një ankete të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim dhe ata ishin të rinjtë.

Në muajt e parë të 2020-ës është parë se në Shqipëri po vjen një krah i lirë pune nga Afrika, pasi mungesat e të rinjve shqiptarë po ndihen.

Më poshtë po sjellim edhe kronikën, ku dëgjohen premtimet që dha Rama për të rinjtë nga qyteti i Lezhës.

Është bërë shpesh herë thirrje që qeveria Rama të përpilojë politika të reja për t’i mbajtur të rinjtë në vend, por deri më tani është parë se radhët para ambasadës gjermane po shtohen.

Rama u premtoi një mbështetje të madhe, por të rinjtë shqiptarë kanë humbur shpresat në këtë vend për sa kohë që po mundohen të ikin nga vendi dhe të bëhen emigrantë, duke lënë familjen në Shqipëri dhe duke pranuar të ikin t’ia nisin nga e para në një vend të huaj ku s’mund të flasin gjuhën e tyre./ JOQ Albania

Rama u premtoi mbështetje të madhe, 285 mijë të rinj shqiptarë në proces për t’u bërë emigrant on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top