Njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën po shtohen çdo ditë e më shumë, duke u bërë kështu ndër sëmundjet më të rrezikshme. Përtej medikamenteve të rekomandura nga mjeku, ka edhe ilaçe natyrale që janë shumë efektive në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.
Kjo recetë 800- vjeçare është kura ideale për të gjithë ju që vuani nga sëmundjet e ndryshme të zemrës, si për rrahje të parregullta të zemrës, takikardi apo për mbrojtjen e enëve të gjakut.
Përbërësit:
10 degë majdanoz.
1 l verë e bardhë.
2 lugë gjelle uthull.
300 gr mjaltë.
Përgatitja:
Hidhni majdanozin në një enë me 2 lugë gjelle uthull dhe vendoseni në zjarr. Gatuajeni atë për rreth 10 minuta në temperaturë të ulët.
Më pas shtoni në të edhe mjaltin dhe përziejini herë pas here për rreth 4 minuta. Hidhni në të edhe verën e bardhë dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
Largojeni tenxheren nga zjarri dhe tranferojeni përzierjen në një shishe qelqi.
Ju duhet të konsumoni çdo ditë nga një lugë gjelle derisa problemet e zemrës të zhduken përfundimisht.