Dita e sotme ka rënduar përsëri kurbën e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Itali.
Numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit është 743 duke e çuar numrin total të tyre në 6820.
Numri i personave të infektuar ka arritur në 69 176, dhe janë regjistruar 5259 raste më shumë.
Numri i personave të shëruar deri më është sot 8326 me një përmirësim të dukshëm në 24 orët e fundit me 894 pacientë më shumë të shëruar.
Po ashtu, 3396 pacientë po kurohen në repartet e terapisë intensive. Janë regjistruar 192 pacientë më shumë gjatë 24 orëve në gjendje kritike për jetën.
Në struktura spitalore po kurohen 21 937 pacientë e 28 697 në kushte shtëpie.
Rajoni i Lombardisë ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 402 viktima më shumë. Numri i të infektuarve në këtë rajon është 30 703 e numri i viktimave 4178.
Në Itali janë kryer deri më sot 296 964 tampone.
Rajoni më numrin më të pakët të pacientëve është rajoni i Molises me 73 raste e 8 viktima.
Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mos ketë asnjë viktimë me koronavirus e 92 persona pozitive me COVID -19.
Mbi 1000 raste me koronavirus ajanë regjistruar deri më tani në rajonin e Puglias, ndërsa viktima 44.