Real Madridi ka mposhtur mbrëmjen e djeshme 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, me golat e Vinicius Junior dhe Mariano.
I pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ ishte edhe Cristiano Ronaldo.
Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes Juventus – Inter, ai gjeti kohë që të mbështesë ish-skuadrën me të cilën luajti për 9 sezone dhe shënoi 450 gola në 438 takime.
Natyrisht, portugezit duket se ende i rreh zemra për Realin dhe iu gëzua tej mase golit të Vinicius Junior, teksa ky i fundit festoi në fund si ai.
Festa e Ronaldos në tribunën VIP ka bërë xhiron e rrjetit, teksa të gjithë mendojnë se portugezi e ka mendjen vetëm te Real Madridi.