Lajme

Rruga që tregon që Veliaj punon për fasadat, banori: Balta hyn e gjitha brenda

Shpesh herë e kemi parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se do ta bëjë Tiranën si Viena. Por rruga “Kasem Qafziu” është gjithë gropa dhe me baltë.

Edhe pse jemi në vitin 2020 kjo rrugë duket më shumë si në mesjetë.

Banorët që jetojnë pranë kësaj rruge thonë se prej vitesh aty nuk ka vënë dorë njeri dhe se situata ka shumë kohë që është e tillë. Për ‘ora news’ njëri prej banorëve ka thënë:

Balta hyn e gjitha brenda.
Kurse një tjetër banor ka treguar se vetëm një kanë hedhur një herë çakull dhe vetëm kaq. Ndërsa një tjetër qytetar që jeton afër asaj rruge thotë:

Është turp i botës që të jetë në qendër të Tiranës kjo. Po shemben shtëpi dhe banesa, dhe nuk rregullohet kjo rrugë.
E mesa duket ky rast tregon se Veliaj kujdeset më shumë për fasadat se sa për hallet e banorëve të Tiranës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top