Pas ndarjes nga bashkëshorti, moderatorja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ishte në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se ajo është në një lidhje me ish-deputetin, Mark Frrokun. Pak më parë Rudina e ka konfirmuar lidhjen me ish-deputetin, pas disa muajsh që lajmi qarkullonte.
Rudina ka postuar tre foto krah Frrokut, të veshur të dy elegantë dhe me një dedikim.
“E di qe e donit te gjithe, por e kam per vete…ekskluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”, shkruan Rudina Dembacaj.