Lajme

Rudina Magjistari komenton aktrimin e Edi Ramës në ‘I love Tropoja’

Aktrimin e kryeministrit Rama e panë 5000 të ftuarit e Ermal Mamaqit në premierën e filmit të tij të dytë, “I love Tropoja”, mes tyre edhe Rudina Magjistari.

Gjatë intervistës me protagonistët e filmit, sot (e premte, 31 janar) në “Rudina”, moderatorja komentoi me humor aktrimin e kryeministrit, me të cilin pati një lidhje në fund të viteve ’90. Romanca e tyre u përfol aty rreth vitit 1999, u konfirmua më pas, ndërsa në 2007-n në media u bë publik lajmi se i dhanë fund lidhjes.

“Një tjetër personazh që dua ta përmend është edhe kryeministri Edi Rama, që ka një rol të veçantë në film, vjen në momentin më kulminant. Është daja im,” tha fillimisht Ermali, ndërsa fjalia më pas u vazhdua nga Rudina, e cila shtoi se “për një moment e ktheu komedinë në horror, kjo duhet thënë se pastaj ka një batutë në fund”.

Pas batutës së Rudinës, Ermali qesh, i vetëm, ndërkohë që zonjat e publikut heshtën, ndoshta të kapura në befasi nga komenti i Magjistarit.

“U trembëm të gjithë në një moment aty,” shtoi Rudina, ndërkohë që Ermali theksoi se “ka një këndvështrim të tillë momenti i Ramës në film”, megjithëse as personazhit të tij nuk i mungojnë batutat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top