Mbrëmjen e sotme në TV Klan do të transmetohet puntata e dytë e sezonit të tretë të “Piter Pan”. Këtë puntatë do të jetë një i ftuar special që ju e doni shumë, Xhejsoni i njohur si Taramelja e “Piter Panit”.
Alketa ka postuar një video ku tregon sa shumë është rritur Xhejsoni dhe shkruan “Shikoni sa çun i madh është bërë”.
Në video Xhejsoni thotë se vitin e kaluar kishte turp ndërsa tani jo më pasi është mësuar me skenën. Vogëlushi shprehet i gëzuar që është rikthyer në “Piter Pan” dhe mezi po pret mbrëmjen e sotme.