Le të flasim për gjëra të rëndësishme: Karikuesi i celularit që harrojmë në prizë, sa harxhon? Mos vallë e ka ai fajin për faturat e frikshme në fillim të muajit? Fillojmë.
Së pari duhet të dini se elektriciteti paguhet për kilovatë në orë, që në Shqipëri, për konsumim familjar tarifohet me 9.5 lekë.
Sipas matjeve, një karikues origjinal Apple harxhon 135W në muaj, ose thuajse 1.5 KW në vit. Nëse do linit një karikues vënë në prizë kot për një vit të tërë, do ju kushtonte 14.25 lekë. Madje, nëse do linit dhjetë, do harxhonit vetëm 140 lekë për vit.
Kështu që, netët kur sapo jeni shtrirë dhe shihni që keni harruar një karikues në prizë, flini të qetë. Dëmin po jua bën dushi.