Eli Fara mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të bukurat. Mosha është vetëm një numër për Elin pasi ajo sa vjen e rinohet.
Sot këngëtarja ka postuar një foto dhe duhet thënë që na la gojëhapur me pamjen si një 20-vjeçare.
Komplimentat kanë qenë të shumta nga ndjekësit të cilët theksojnë të njëjtën gjë: “Ngele vajzë e re gjithë jetën”.