Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se numri i personelit mjekësor të infektuar nga Covid-19 është shumë më i lartë.
Në një lidhje për Syri Tv, ai është shprehur se sipas të dhënave që ka, prej 4 ditësh shumë punonjës të prekur po presin të bëjnë analizat, po nuk po ja bënin.
‘Sipas të dhënave që kam, ka shumë më tepër personel mjekësor të infektuar. Di që prej 4 ditësh shumë punonjës të infektuar me Covid po prisnin të bënin analizat, po nuk po ja bënin. Po fshehin të dhënat. Duhen bërë 500 teste minimumi për punonjësit dhe familjarët e tyre’, tha Berisha.
Ndërkohë si mjek, ai i uroi suksese mjekëve në detyrë dhe u shpreh se ata janë të pafajshëm.
‘Unë si mjek kam besim të plotë tek mjekët dhe specialistët. I uroj atyre shumë suksese. Nuk është faji i tyre pse nuk bëhet hetimi i duhur epidemiologjik. Është i qeveritarëve që nuk kanë marrë masat në kohën e duhur’, përfundoi Berisha.