Më në fund Ermal Mamaqi ka njoftuar sot se kanë dalë biletat e filmit të shumëpritur, të shumë komentuar e që do bëjë namin, “I Love Tropoja”.
Mënyra për t’i blerë biletat është më e lehtë se kurrë. Biletat mund t’i blini në Pallatin e Kongreseve, në të gjitha pikat e Big Market, në të gjitha pikat e EasyPay ose në çdo moment Online.
Premiera e “I Love Tropoja” do të mbahet nga data 29 janar në Pallatin e Kongreseve dhe më pas do të transmetohet për 2 javë me rradhë, 6 herë në ditë, po në Pallatin e Kongreseve.
“I love Tropoja” është një komedi ku luajnë aktorët më të dashur për publikun si Arjola Demiri, Marjana Kondi, Bruno Shllaku, Irgen Çela e shumë të tjerë. Për herë të parë do të shohim edhe Encën si aktore.