Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka realizuar së fundmi një ‘mini-intervistë’ me ndjekësit e saj në Instastory, për të zbuluar se ç’presin nga ajo këtë vit. Kërkesat e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe shumica i kanë kërkuar të rikthehet “Shiko kush luan”.
Përpos moderimit, Luanës i është kërkuar të jetë pjesë e një filmi, dhe ku? Në Turqi! “Të luash një film në Turqi, se të gjitha i ke bërë veç kjo të ka mbetur”, i ka shkruar një ndër ndjekësit.
Mirëpo a do e shohim moderatoren të përfshirë në kinematografi? Luana ka treguar se ka pasur oferta për filma në vitin 2019. “Për filma kam pasur shumë oferta në 2019, megjithatë gjithçka që do zgjedh të realizoj do preferoja në Shqipëri”, është përgjigjur ajo.