Këtë javë nisi në TV Klan seriali më i ri turk “Lule të vetmuara”, i shpallur si seriali më i mirë në Turqi dhe “Drama më e mirë e vitit”. Që në episodet e para, ky serial i ka mbërthyer të gjithë shqiptarët para ekranit dhe ka patur shikueshmëri të lartë. “Lule të vetmuara” tregon historinë e Ejlylit, një vajze që braktiset nga e ëma në jetimore. Atje ajo njihet me vajza të tjera jetime që ndajnë histori të ndryshme. Me siguri jeni kuriozë mbi jetën e tyre reale dhe më poshtë ju sjellim disa detaje që nuk i dinit.
Aktorja e cila luan “Ejlylin” quhet Biran Damla Jëllmaz. Ajo e ka nisur aktrimin në një moshë të re dhe ishte 18 vjeç kur luajti rolin e “Ejlylit”. Sot ajo është 22 vjeç dhe një nga aktoret më të suksesshme e më bukuroshe turke.
Rolin e “Songylit” e luan aktorja Gokçe Akjëlldëz e cila nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Dikur ajo ka luajtur edhe në serialin “Mes dy dashurive” që transmetohej në Vizion plus. “Songyl” është 27 vjeç dhe është e martuar në jetën reale. Aktorja është nënë e një vogëlushi me emrin Omer.