Lajme

S’gjeti dot shtëpi me atë bonus qiraje që i dhanë, gruaja: Mos ketë lëkundje të tjera sepse do na zërë brenda

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 j etë dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike. Qeveria Rama premtoi se të prekurit nga tërmeti nuk do të ishin vetëm.

Por gati tre muaj pas këtij tërmeti shumë prej tyre janë lënë në harresë. E tillë është edhe historia e një banoreje nga fshati Gjorm.

Ajo vazhdon jeton në shtëpinë që është shpallur e pabanueshme. Gruaja ka thënë:

E kam përfituar bonusin 120 mijë lekë (të vjetra), por s’kam mundur të gjej shtëpi me qira me këtë çmim. Ka 1 muaj që kërkoj në Kurbin dhe Lezhë, por çmimet janë shumë të shtrejta. Shpresoj të mos ketë lëkundje të tjera sepse do na zërë brenda.‘‘
Por nuk është vetëm kjo grua, pasi jo më larg se dje u raportua se edhe familja e Nikoll Kolës vazhdon dhe jeton në banesën e tyre që është shpallur e pabanueshme, pas lëkundjeve të 26 nëntorit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top