Flokët e thinjur janë një ndër gjërat më të bezdisshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Ato mund të shfaqen edhe në një moshë të re dhe jo domosdoshmërisht pas të 50-ave. Ka njerëz të cilët pajtohen me këtë dhe nuk bëjnë asgjë për t’i mbuluar. Ka të tjerë që përdorin metodat standarte me bojëra për t’i lyer ato.
Ndonjëherë zgjidhjen e keni shumë afër, por thjesht nuk e keni kuptuar. Ka disa përbërës kaq të thjeshtë që ju i përdorni në përditshmërinë tuaj të cilët janë shumë të dobishëm për të trajtuar thinjen e flokëve. Sherebela është një prej tyre.
E njohur për përfitimet e saj shëndetësore, ajo është përdorur që në lashtësi për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të mbuluar thinjat. Uthulla e mollës po ashtu funksionon për mrekulli. Është një pastrues i shkëlqyer për flokët. Kjo recetë është vetëm për ato të cilat janë brune.
Përbërësit:
¼ filxhan uthull molle.
2 lugë gjelle gjethe sherebelë.
2 gota ujë.
Përgatija:
Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Hiqeni nga zjarri dhe hidheni mbi gjethet e sherebelës. Lëreni për 15-20 dhe më pas kullojeni ujin. Hidhni në të uthullën dhe përziejini mirë.
Lani fillimisht flokët dhe më pas hidheni përzierjen mbi flokë. Thajeni kokën me një peshqir. Bëjeni këtë vazhdimisht, sa herë të lani flokët tuaj.
Kjo do ta errësojë ngjyrën e flokëve dhe do t’ju japë atyre shkëlqim.