Janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe 10 pacientë të tjerë në Shqipëri.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e 10 pacientëve në 24 orët e fundit.
Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 99.
Kujtojmë këtu që këtë të premte u konfirmuan 24 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 304.
Gjatë 24 orëve të fundit humbi jetën një pacient 75-vjeçar, duke e çuar numrin total të viktimave nga koronavirusi në vend në 17.