Lajme

Shiten 21 “bishat” luksoze të Paul Walker, çmime marramendëse

21 automjete në pronësi të aktorit të shuar tra gjikisht në ak sident automobilistik, Paul Walker, i njohur më shumë për rolin e tij në ekskluzivitetin e filmit popullor “Fast and the Furious”, u shitën për 2.33 milion dollarë në një ankand vjetor të makinave në Arizona.

Koleksioni Walker përbëhej nga 18 makina dhe tre motoçikleta nga periudha të ndryshme automobilistike. Më e vjetra prej tyre, një BMW M3 e vitit 1995, mori ofertën më të lartë prej 385,000 dollarë në ankandin një javor të të famshmit Scottsdale Barrett-Jackson në Scottsdale.

Një nga të preferuarat e audiencës ishte dhe Nissan 370Z e vitit 2009, e cila u shfaq në filmin “Fast Five”. Automjeti u shit të enjten për 105.600 dollarë, çmimi më i lartë i ankandit ndonjëherë për këtë lloj.
Të shtunën, një makinë Ford Boss 302S e vitit 2013 që nuk u përdor kurrë në gara u shit për 95,700 dollarë, të cilën Walker e kishte marrë dhuratë. Të gjitha të ardhurat nga shitja e automjetit shkojnë në një fondacion të drejtuar nga vajza 20-vjeçare e Walker-it, Meadow.

Paul Walker vdiq në 30 nëntor 2013 në një aksident automobilistik në rrugën e kthimit të tij nga një mbrëmje bamirësie ku mori pjesë.

Shiten 21 “bishat” luksoze të Paul Walker, çmime marramendëse on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top