Dihet se në ditët e sotme për shumë njerëz makina nuk është vetëm një mjet transporti që të çon nga një X vend në Y. Përkundrazi është edhe një mjet i cili flet shumë për personalitetin e pronarit.
Është e sigurt se makina tregon më shumë nga se mund të mendohet për një person.
Një studim i ri ka zbuluar se drejtuesit e automjeteve të shtrenjta në shumë pak raste lejojnë njerëzit të kalojnë në rrugë ose në vijat e bardha duke pretenduar se e para që duhet të ‘respektohet’ është makina e tyre luksoze.
Gjasat që ata të ndalojnë ulet me 3% për çdo 1000 dollarë të vlerës së makinës së tyre.
Dhe po sipas këtij studimi, një person pronar i një makine të shtrenjtë me shumë mundësi është thjesht një trap.
Sipas studiuesve nga Universiteti i Nevadas, pronarët e makinave luksoze kanë një ndienjë superioriteti edhe ndaj drejtuesve të makinave më të thjeshta në rrugë duke pretenduar edhe ndaj tyre tolerancën për të kaluar para.
Nuk është hera e parë që bëhet një studim i tillë i cili vërteton narcizizmin e personave me makina luksoze të cilët nuk ngjallin kurrëfarë empatie tek të tjerët në momentin kur janë duke ngarë makinat e tyre.
Burimi: Unilad Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania