Mjekët që shkuan sot për të ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit, e kanë quajtur detyrim moral këtë ndihmë.
“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha një mjek për “Report tv”.
Një tjetër shprehet: “Duke qenë se profesioni ynë është human, vendosëm që të japim dhe ne kontributin tonë”
“Mendoj se është momenti i duhur për të dhënë kontributin tonë”, tha një infermiere.