CoVid-19

Shkon në 8165 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 662 humbën jetën gjatë orëve të fundit

Vijon të mbetet i lartë bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Ndonëse dje dhe sot janë shënuar më pak viktima se dy ditë më parë, sërish shifrat janë të frikshme.

Dy ditë më parë u raportuan 743 viktima nga Covid-19, dje 683, ndërsa sot në mbrëmje Mbrojtja Civile njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 662 persona, ose 21 më pak se të mërkurën, duke e çuar numrin total të viktimave në shtetin fqinj, në 8165.

Vetëm në Lombardi, i cili është rajoni më i prekur nga koronavirusi në shtetin fqinj, kanë humbur jetën 387 persona gjatë orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 80,539, thuajse aq sa të infektuar janë raportuar në Kinë (81,285 raste).

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i rasteve të reja me korovirus. Këtë të enjte janë konfirmuar 6153 raste të reja, ndërsa dje ishin rreth 1 mijë më pak.

Numri total i rasteve aktive me Covid-19 ka shkuar në 62,013.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 10,361 persona janë shëruar plotësisht nga Covid-19, në Itali.

Mbrojtja Civile njoftoi gjithashtu se 3612 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve zyrtare, 33,648 të infektuar ndodhen të izoluar në kushte shtëpiake, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Burimi: Fanpage.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top