Lajme

Shpëtoni një herë e mirë nga merimangat dhe buburrecat falë këtij truku

Insektet janë pjesa më e bezdisshme dhe e padurueshme e qëndrimit në shtëpi. Çdo gjë tjetër është siç e dëshirojmë…

Nëse po kërkoni një zgjidhje të shpejtë për zhdukjen e tyre, Shije ju jep disa këshilla të vlefshme, sidomos për rastin e merimangave dhe buburrecave.

1. Buburrecat

Buburrecat përveçse të neveritshme për tu parë në hapësirën e shtëpisë janë dhe shumë të rrezikshme pasi mund të mbajnë sëmundje të dëmshme. Ekzistojnë shumë produkte që mund t’i blini në dyqan, por zakonisht ato janë toksike dhe përmbajnë rrezik. Ne ju sugjerojmë një ilaç natyral dhe tepër efektiv, që mbi të gjitha është i sigurt dhe nuk kushton.

Prisni një qepë dhe shtoni një lugë sodë buke, vendoseni këtë përzierje në qoshet e shtëpisë tuaj. Riaplikoni atë çdo ditë dhe shumë shpejt do ta gjeni shtëpinë tuaj të pastruar nga insektet e sipërpërmendura.

2. Merimangat

Edhe në qoftë se nuk ka merimanga helmuese në hapësirën e shtëpisë suaj, ka shumë të ngjarë që të shihni merimanga të zakonshme përreth. Ndonëse të vogla, ato janë me të vërtetë të frikshme.

Si të shpëtoni një herë e mirë nga ato? Shtoni 5-10 pika vaj mentesh në një përzierje prej 200 ml ujë dhe gjysmë filxhani detergjent të lëngshëm, i përzieni në një enë dhe lani zonat e prekura një herë në javë derisa të gjitha merimangat të zhduken. Vaji i mentes mund të zëvendësohet me eukalipt, barbarozë, livando.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top