Mbi gjestin e solidaritetit të Shqipërisë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, ka reaguar ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni.
Në një postim në Instagram, Berluskoni shkruan:
“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe e kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike kundrejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël, por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar.”