Lajme

Shqiptarët në ditë të zeza, Rama: O paguani dritat, ose ua premë

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, por shumë shqiptarë kanë hallin se nëse kjo situatë do të zgjasë shumë nuk do të kenë të ardhura për të mbajtur frymën gjallë.

E teksa shumë shqiptarë janë në shtëpi të izoluar, pa punë dhe me shumë pak kursime, kryeministri Edi Rama tha se pagesa e faturave të dritave as nuk do të shtyhet dhe as nuk do të pezullohet.

Sipas tij nuk do të bëhet sepse OSHEE-ja do të shkonte në gropë. Kurse gjatë ditës së sotme Rama ka thënë se çdo shqiptarë do të duhet të paguajnë me çdo kusht dritat.

E nëse kjo nuk ndodh do t’i pritet energji elektrike. Rama ka theksuar se pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita.

Fjala e tij:

Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top