Lajme

Shqiptarja që mahniti Francën mban koncert në vendin tonë

Vogëlushja shqiptare, Erza Muqolli, i magjepsi të gjithë me zërin e saj në “France’s got talent”. Ndonëse vetëm 14 vjeç, ajo është cilësuar si një ndër fëmijët më të talentuar dhe ka ka marrë pjesë në evente të ndryshme nga e gjithë bota.

Erza ka qenë e pranishme dhe në “Radio Scoop Music Tour 2019” (një nga koncertet më të mëdha verore që zhvillohet në Francë) duke mahnitur 40 mijë të pranishmit. Së fundmi është bërë e ditur se vogëlushja do të mbajë koncert në Prishtinë me datë 6 mars dhe lajmin e ka bërë të ditur në Facebook Ambasada Franceze në Kosovë.

“Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do t’ju mundësojnë ti fitoni biletat për koncertin e Erza Muqolit më 6 Mars 2020 në ora 14:00 në Prishtinë! Erza Muqoli është një këngëtare franceze me origjinë nga Kosova. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, ajo ishte pjesë e grupit Kids United, dhe në vitin 2019 ajo publikoi albumin e saj të parë solo, me këngë të kompozuara nga Vianney. Në Mars të vitit 2020, ajo do të vijë në Kosovë për të inaguruar Javët e Francofonisë!”- shkruhet ne postim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top