Mbrëmjen e sotme nisi në Top Channel sezoni i ri programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe puntata e parë i ishte kushtuar tërmetit të tm errshëm të 26 nëntorit i cili shënoi 51 vik tima dhe la me mijëra shqiptarë të pastrehë. Një ndër shumë familjet e prekura ishte dhe ajo e Arjanit nga fshati Bubq. Shtëpia e tij ishte shpallur e pabanueshme për shkak të dëmeve të mëdha dhe Arjanit i ishte dashur mbi 40 vite për të ndërtuar shtëpinë. Ai tregoi se prej dy muajsh jetojnë në çadër.
Arjani kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dy djemve të tij dhe për t’i larguar nga kujtesa momentet e vështira që kishin përjetuar atë natë. “Fabjo dhe Alehandro, babi ju do shumë dhe do jua dua gjithmonë. Jam krenar që jam babai juaj dhe ju premtoj që çdo dëshirë e juaja do të bëhet realitet, prandaj duke filluar që sot nuk do të mungojnë surprizat!”, ishte mesazhi i Arjanit për dy djemtë.
Të ftuar në studio ishin dy aktorët e “Portokallisë”, Florian Binaj dhe Irgen Çela, të preferuarit e Fabios dhe Alehandros. “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar surpriza dhe plot dhurata për vogëlushët, por surpriza që i lumturoi më shumë ata ishte hyrja në studio e dy aktorëve.