Një video ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar tregon se si vetë banorët e zonës po pastrojnë rrugën me kazma e lopata, pasi qeveria nuk ka në plan të ndërhyjë. Videoja është xhiruar në fshatin Poçem të Mallakastrës.
Sipas denoncuesit, shteti prej vitesh nuk vë dorë në këtë fshat.
“Esht ber ne fshatin pocem te mallakastres dhe esht filmuar sot. Kjo esht rrug naconale dhe shteti nuk ka ven dore fare Per shum vite. Po e rregullojm vet me kazma dhe lopata”, shkruan ai në mesazh.
Më tutje, denoncuesi thekson se rrugën e përshkojnë botet e naftës, që nuk bëjnë gjë tjetër vecse prishin punën e palodhur të qytetarëve
Denoncuesi shkruan:
Post ju lutem. Esht rruge nacoinale qe lidh autostraden levan-tepelen me vloren . Esht ber ne fshatin pocem te mallakastres dhe esht filmuar sot. Kjo esht rrug naconale dhe shteti nuk ka ven dore fare Per shum vite. Po e rregullojm vet me kazma dhe lopata Dhe me e bukura esht se ne kete rruge kalojn botet e naftes qe marin nafte ne fshatin kocul te vlores ne e rregullojm ate e prishin.
‘Shteti ka 20 vjet që ka vdekur këtu’, banorët e fshatit në Mallakastër marrin kazmën dhe pastrojnë rrugën on Vidnews.