Rozë

Si reagoi familja e Rudina Dembacajt kur ajo u nda nga Aleksi dhe u lidh me Markun

Moderatorja e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të shumta të fansave ditën e sotme, përmes Instagramit. Shumë prej pyetjeve kishin të bënin me lidhjen e saj me Markun dhe Rudina zbuloi shumë të pathëna.

E pyetur si e kanë pritur familjarët e saj kur i tha se do ndahet nga Aleksi dhe është lidhur me Markun, Rudina u përgjigj: “Si çdo familje që dëgjon ndarjen! Mërzi, trishtim, etj. Por ama shumë mbështetje! Falë familjes sime unë nuk jam ndjerë kurrë vetëm! Kam parë prindër që hiqen si të ’emancipuar’ dhe me nivel, por kur vjen dita për të mbështetur vajzën, kanë turp nga fisi”.

Më tej, Rudina ka postuar një foto ku shfaqet në kuzhinë me Markun dhe tregon se ata edhe gatuajnë bashkë.

Moderatorja tregoi gjithashtu se vajza e saj e thërret Markun “Xhaxhi Maku”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top