Kjo recetë keku nuk ka nevojë për vezë, kos apo qumësht. Përgatitet shumë thjeshtë me ujë dhe uthull dhe ka një shije të pakrahasueshme.
Përbërësit:
-
375 gram miell,
-
375 gram sheqer,
-
1 lugë çaji kripë,
-
2 lugë çaji sodë buke,
-
45 gram kakao,
-
180 ml vaj luledielli,
-
2 lugë gjelle uthull e bardhë,
-
2 lugë çaji ekstrakt vanilje,
-
500 ml ujë të ftohtë.
Përgatitja:
Kombinoni në nëj tas të amdh miellin, sheqerin, kripën, sodën e bukës dhe kakaon. Shtoni në të vajin, uthullën dhe ekstraktin e vaniljes. Hidhni mbi të ujin dhe përziejini mirë. Shtojeni përzierjen në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 180 gradë Celcius për 30-40 minuta.