Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.
Rreth 11 sirianë, sot u strehuan në një restorant të Podujevës.
Pronari i këtij biznesi (“Ora”), Ditar Hoti bëri një veprim njerëzor.
Ai iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve, shkruan Indeksonline
Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.
Mësohet se rrugëtimi i tyre nisi dhe pritet të ketë këtë cak: Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Hungari…