Lajme

S’ka marrë ende bonusin e qirasë, e moshuara ndërton barakë me duart e veta: E kam bërë natën e Vitit të Ri

E teksa kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit ende shumë shqiptarë nuk kanë një streh ku të fusin kokën. I tillë është edhe rasti i nënë Rabijes nga fshati Mazhe e Madhe.

Prej dy muajsh në mes të gjithë këtij të ftohti, ajo jeton në çadër bashkë me dy djemtë e saj. Nënë Rabija thotë se nuk ka marrë bosus qiraje dhe se i është dashur ta ndërtojë me duart e veta një streh për të futur kokën.
Për mos të kaluar natën e Vitit të Ri në mes të të ftohtit, ajo ndërtoi vetë një barakë me llamarina.

Nënë Rabija tregon:
Aktualisht po rrimë këtu në çadër ose te kjo barakja, por më tepër rrimë në barake pasi kemi divanët, tavolinë. Baraken e kam bërë vetë natën e Vitit të Ri. Nuk dimë asgjë çfarë do bëhet me shtëpinë, jemi në shpresë të zotit. Jetoj bashkë me dy djemtë, vetë jam e sëmurë me tension me zemër.’’
Edhe pse Rabije Zela ka plotësuar të gjitha dokumentet për të përfituar bosusin e qirasë, ende nuk ka marrë asgjë.

Ajo ka thënë:
Emrin e kemi çuar për bonus qiraje por akoma nuk ka kanë dhënë gjë.’’
Kujtojmë këtu se nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra banorë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top