Sipas disa studimeve, shfaqja e thinjave vjen nga arsye të ndryshme që variojnë që nga st.resi deri tek influenca gjenetike. Gjithsesi shfaqja e thinjave, siç shpjegohet nga studimet mjekësore, vjen si pasojë e mungesës së melaninës në folikul, pigmenti i cili i jep ngjyrë flokut tuaj.
Në momentin që organizmi nuk e prodhon më këtë pigment shfaqen thinjat, si pasojë e çngjyrosjes së fijeve të flokut. Ja receta natyrale që garanton rritjen e prodhimit të melaninës dhe zhdu.kjen e thinjave:
Përbërësit:
200 ml vaj lini,
4 limona,
3 thelpinj hudhër,
1 kg mjaltë.
Përgatitja:
Në mikser hedhim limonin e qëruar si edhe thelpinjtë e hudhrave. Pasi i kemi grirë shtojmë në të vajin e linit dhe mjaltin.
Masën e përftuar e përziejmë mirë dhe e hedhim në një kavanoz qelqi, për ta vendosur më pas në frigorifer. Këshillohet që kjo masë të konsumohet 2 herë në ditë përpara vaktit (një lugë gjellë).