Ashtu si e kishte paralajmëruar, presidenti Ilir Meta e mbajti manifestimin.
Në lidhje më këtë ka reaguar edhe gazetarja Sonila Meço. Sipas saj, Ilir Meta mbajti një fjalim që ishte i fortë dhe që ngjallte ndërgjegje.
Më tej, Meço është shprehur se Meta ka propozuar një ndarje të re, ku nga njëra anë janë puçistët dhe nga ana tjetër ata që duan shtetin e së drejtës.
Gazetarja është shprehur:
Ishte një fjalim i fortë që ngjallte frymë, që ngjallte ndërgjegje. Sigurisht që ka shumë persona që Ilir Metës si person politik i shohim një mijë e një të meta, problemi është se fjalimi në vetvete kishte dy qëllime kryesore. E para, që të ksohen disa fjali në mendje, prandaj ishte zgjedhur i pari, Ledio Bianku, kushtetuta, shteti i së drejtës, zgjedhjet, besoj se kishte frymë, për ta ngjallur këtë ndërgjegje. Presidenti është duke propozuar një ndarje të re, puçistët, ata që kapin shtetin e të drejtës, dhe nga ana tjetër një frymë e përgjithshme, që këtu nuk synohet të ndahen shqiptarët mes vedi, por synohet që të ndahet klika, sekti, grupi. Kjo ndarje e re, e një grupi puçist, dhe një grupi që kërkon shtetin e së drejtës, është më pozitive për shoqërinë, i bën njerëzit që të besojnë.
Meço ka qenë gazetare në televizionin Agon Channel të Franchesco Becchetti, i cili u mbyll pas disa përpjekejeve të qeverisë Rama për shkak të frymës kritike dhe opozitare, e që tashmë duhet të dëmshpërblehet nga shteti shqiptar me 110 milion euro për shkatërrimin e investimeve të bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.