Ditën e sotme bëni kujdes me veshjen pasi moti do të përkeqësohet.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke arritur në zonat malore deri në minus 7 gradë Celsius.
Gjatë javës së parë të shkurtit nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës, madje edhe në malin e Dajtit.
Në zonat malore parashikohet që trashësia e dëborës të arrijë në 40 centimetra.
Sipas parashikimeve, bregdeti do të përfshihet nga era të fuqishme me drejtim veri-perëndim.