Lajme

Tabelat në fshatrat e Gjirokastrës janë greqisht, qytetari: S’po dimë ku jetojmë, në Greqi apo Shqipëri

Në jug të Shqipërisë, në fshatrat shumë pranë kufirit grek, të gjithë jemi ndeshur me tabela rrugore, të cilat janë të shkruara në greqisht.

Ky skandal është evidentuar prej kohësh, por nga shteti shqiptar askush nuk merr guximin ta ngrejë fort zërin për ndryshimin e kësaj situate.

Një rast i tillë ka mbërritur së fundmi edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Një qytetar ka denoncuar tabelat e rrugës në fshatin Glinë të Gjirokastrës, të cilat janë të shkruara tërësisht në gjuhën greke. Shqipja në këto tabela është harruar, duke zhdukur pjesërisht një pjesë të kulturës së vendit.

Kuptohet që në ato fshtara jetojnë edhe minioritete greke, por gjuha e parë duhet të jetë shqipja.

Qytetari shprehet:
Tabelat ne gjuhen shqipe nuk perdoren me ne jug te shqiperis me fshatin gline te gjirokastres spo kuptojm jetojm ne greqi qe ne gjuhen shqipe nuk esht e shkruar asgje. Sot ne rrugen e fshatit gline gjirokaster pa shkuar te fabrika e ujit, po ta shohesh duket fabrika pak me tutje por ka dhe shum fshatra te tjere kur shkon per kakavi qe nuk e kan fare ne gjuhen shqipe dhe ka filluar dhe ne sarand sikur sjemi me ne shqiperi por ne greqi a thua vall se po i perkasim grekut.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top