Mbrojtësi i Manchester United, Timothy Fosu-Mensah, i ka shokuar të gjithë, pasi i ka mposhtur lojtarët si, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Pierre-Emerick-Aubameyang, për titullin e lojtarit më të shpejtë në Ligën Premier.
Sipas Mirror Football, mbrojtësi i Djajve të Kuq që ishte në huazim për një sezon te Fulham, ka regjistruar shpejtësinë më të madhe në këtë edicion në ligën e Anglisë.
21-vjeçari ka arritur t’i befasojë të gjithë me shpejtësinë e tij, pasi ka arritur të vrapojë 35.32 km/h. Ole Gunnar Solskjaer është duke shikuar që ta inkuadrojë talentin nga sezoni i ri në skuadrën e parë.
Fosu-Mensa ka arritur që t’i mposhtë edhe disa lojtarë që janë tejet të shpejtë në Ligën Premier. Sadio Mane kishte vrapuar 34.95 km/h, ndërsa ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane, kishte arritur shpejtësinë në 35.18 km/h.
Tjetër lojtar që ka regjistruar një shpejtësi të lartë ishte edhe Kyle Walker që vrapoi 35.27 km/h, por nuk arriti ta barazonte shpejtësinë e Fosu-Mensah.