Momentalisht shkaku zyrtar i vdekjes së Lucjan Elezit, është një emboli pulmonare. Ai ishte një shtetas shqiptar që jetonte prej vitesh në Val di Fassa, Itali.
Ende nuk është vendimtar shkaku i vdekjes pasi i ndjeri do testohet nga mjekët në orët e ardhshme. Nga burimet bëhet me dije se ai ishte infektuar me koronavirus.
28 vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sen Jan vetëm dhjetë ditë më parë, ishte nxjerrë nga spitali në Rovereto.
Disa ditë më parë tamponi i parë rezultoi negativ dhe i riu po priste të dytin që të vërtetonte se ishte shëruar.
Për vite me radhë ai kishte punuar në sektorin e ndërtimit, së bashku me disa të afërm, ndërsa më pas u bë një punonjës i “Rifugio Fredarola” në Canazei, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm.
Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.