Një tërmet ka goditur Greqinë pak më parë.
EMSC raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, dhe thellësi fokale 8 km.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në jug të Greqisë, 48 km nga qyteti Patra, dhe 202 km në perëndim të Athinës.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Lëkundjet janë regjistruar rreth një orë më parë, ndërsa sipas raportimeve të dëshmitarëve në aplikacionin e EMSC thuhet se kanë zgjatur për disa sekonda.
Kujtojmë këtu që Greqia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, i cili u ndje edhe në disa qytete në jug të Shqipërisë.