Së fundmi është përfolur në media se aktori Romeo Veshaj dhe blogerja Sara Kolami janë në një lidhje. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shkak i kësaj kanë nisur thashethemet.
Mirëpo Sara e ftuar në “Mos i fol shoferit” i ka hedhur poshtë fjalët për një lidhje me Romeon duke u shprehur se aktualisht nuk është në një lidhje. E pyetur për ish-in, Sara tregoi se ai nuk i përkiste botës së showbizit.
Blogerja shtoi se nuk do donte ta kishte të dashurin person publik sepse e bezdis fakti që të tjerët do merreshin me jetën e saj private.