Lajme

Tkurret popullsia, nuk u hapën 57 shkolla, pakësohet numri i nxënësve

Popullsia shqiptare sa vjen po tkurret dhe këtë e vërteton edhe fakti se 57 shkolla të sistemit parauniversitar nuk janë hapur për vitin shkollor 2019-2020. Raportohet se një ndër to është edhe shkolla 9-vjeçare “Pajan”.
Meqenëse shkollës i është vënë kyçi, nxënësit janë të detyruar të ndjekin mësimet në një tjetër shkollë, konkretisht në Pezë.
Isabela është një 11-vjeçare, e cila tregon se çfarë bën për të qenë në orar për mësimin.

E vogla thotë:
Zgjohem në 6, sa të bëhem gati që në 7:30 të jem në shkollë. E bëj gjithmonë në këmbë. Më parë kam qenë te shkolla e “Pajan-ës” po u zhvendosa në Pezë se aty kishte pak fëmijë. Në klasë të gjashtë ne ishim 4. Mësuesit kanë ndryshuar.
“S’ka kalamaj sipër. Më përpara ka pasur më shumë. Po është varfëruar vendi kanë ikur të gjithë në tiranë, e tani ska”, shprehet babai i Isabelës, shkruan “top-channel.tv”.

Për shkak të numrit të ulët të nxënësve por edhe dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit, 3 shkolla janë mbyllur në njësinë administrative Pezë. Të gjithë nxënësit, 250 nxënësit e 3 shkollave janë zhvendosur në këtë godinë këtu, që më parë ka qenë qendër fetare,për të zhvilluar mësim. Tashmë kjo shkollë quhet shkolla e mesme e bashkuar ’16 shtatori’.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top