CoVid-19

Tragjike/ I dhuron respiratorin e tij, prifti italian sakrifikon veten e shpëton të riun nga COVID-19

Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi, COVID-19, duke kaluar edhe vendin e origjinës, Kinën.

Ndërkohë që populli italian është izoluar prej javësh në banesë, ndërkohë në ditë raportohen mbi 600 viktima, një histori e trishtë vjen nga Lambordia.

Një prift italian ka humbur jetën nga virusi COVID-19 pasi zgjodhi që respiratorin e tij, t’ja japë një pacienti më të ri, duke i dhënë fund jetës së tij.

Giuseppe Berardelli, 72 vjeç, nga Casigno në rajonin e Lombardisë ndërroi jetë në një spital lokal pasi vetëm pak ditë më parë u diagnostikua me koronavirus.

Duke pasur një mungesë së aparatëve të frymarrjes, dhe duke para një pacient të ri në moshë duke luftuar me jetën, ai vendosi t’i japë fund jetës së tij duke ia dhënë aparatin e frymarrjes të riut, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur.

Por prifti Berandelli nuk është i vetmi që ka ndërruar jetë. Daily Mail shkruan se në Itali kanë ndërruar jetë të paktën 60 priftërinj të infektuar me COVID-19, pas thirres së Papës që priftërinjtë të ndihmojnë të prekurit nga koronavirusi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top