Ditën e djeshme moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, publikoi në profilin e saj të Instagramit disa foto para televizionit të njohur amerikan “Mediaset”. Në rrjet filloi të flitej për ndonjë kontratë të re por sot Alketa ka zbuluar arsyen e vërtetë.
Moderatorja do të japë një intervistë për emisionin e Silvia Toffanit, nusja e Berlusconi-it. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video dhe tregon se bashkë me të do jenë shumë figura të njohura të ekranit italian si psh Ambra Angiolini.
Intervista do të jepet të shtunën në orën 16:00 dhe Alketa ka falenderuar publikisht Toffanin për ftesën.