Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania.
Ai është pronar i një marketi në zonën e Don Boskos dhe prej ditësh po has një pro blem shqetësues.
Një person të cilin pronari i marketit e ka identifikuar në imazhet e filmuara në kamerat e sigurisë ka vjedhur për katër ditë rresht në market pije të shtrenjta nga data 16 shkurt deri në datën 20.
Qytetari shkruan: Përshëndetje, personi në video na ka vjedh mbi 5 herë, na ka bërë shumë dëm në marketin tonë në Don Bosko.