Pasi Arilena Ara u shpall fituese e “Festivalit të Këngës”, Alketa me një postim në Instagram i kërkonte falje Elvana Gjatës dhe e konsideroi “Me tana” këngën që duhet të shkonte në Eurovision. Pas kësaj deklarate, Arilena e hoqi Alketën nga lista e ndjekësve në Instagram duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre u prish. Të njëjtën gjë bëri dhe Alketa.
E ftuar sot në “Opinion”, moderatorja u shpreh se nuk donte që Arilena të merrte pjesë në festival, për arsye se njerëzit do thonin e ka marrë fitoren me mik.
“Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë janë prioritet njerëzit afër nesh, ata zënë vend pune, ata marrin çmime. Kam qenë kundër që Arilena të merrte pjesë në festival, vetëm për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve. Ajo është 21 vjeç. Mund të vinte festivalin tjetër dhe ta fitonte, por jo në fuqi të kësaj kauze. Elvana dhe Arilena janë lënduar të dyja dhe më vjen keq, i kërkoj falje sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat. Mbase kam gabuar që mbajta qëndrim të njëanshëm, por dy pikëshi i Mikaela Mingës mbetet një histori e pasqaruar për mua, ishte abuzim sepse Elvana ka bërë 40 hite dhe ajo e penalizoi. Kjo ka mbetur çështje e pazgjidhur”, u shpreh Alketa.