Mbrëmjen e sotme, të ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun, ishin vajza e aktorit Agim Bajko, Blerina dhe moderatori Ardit Rroshi, për të folur rreth propozimit në gjunjë që ky i fundit i bëri Blerinës me 9 janar, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
Dyshja kanë treguar më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë. Ato janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe Blerina i ka shkruajtur e para Arditit pasi është kthyer nga Italia për ta takuar.
“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse. I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij. Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta”, është shprehur Blerina Bajko.