Në tapetin e kuq të ceremonisë së Çmimeve Grammy parakaluan të famshëm që kishin veshur krijimet e stilistëve shqiptarë, nga Valdrin Sahiti e deri te Lia Stublla. Lia Stublla ka veshur artistët Lil Kim, Faith Evans, P’etra Elise.
Në një intervistë për “Ftesë në 5”, ajo tregoi se falë asistentes së Kim Kardashianit, emri i saj u bë shumë i njohur.
“Ka qenë Oscar i vitit 2018 kur na ka kontaktuar asistentja e Kim Kardashian. Prej atëherë kanë filluar të na shkruajnë shumë për evente të ndryshme për fustane të veçantë. Kështu ra në sy stili dhe puna jonë. Në vitin 2019 veshëm shumë personazhe që kaluan në tapete të kuq. Edhe 2020-ën e nisëm mirë, të shohim”, u shpreh Lia.